Vuçiq: Do të ndalim fushatën Kosovës kur shqiptarët

  • 03 March 2020 - 10:56
Vuçiq: Do të ndalim fushatën Kosovës kur shqiptarët

Vuçiq i ka thënë gazetarëve se do ta ndalë aksionin diplomatik për tërheqje të njohjes së Kosovës vetëm atëherë kur shqiptarët më nuk do të kërkojnë nga Serbia ta njohë Kosovën.

“Mos kërkoni njohje, dhe ne nuk do të kërkojmë tërheqje të njohjeve. Por ata kurrë këtë nuk kanë dashur ta pranojnë”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se “Prishtina konsideron se aksioni diplomatik i Serbisë për t’i bindur shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën që ta tërheqin këtë njohje, e fyen pozitën e tyre si vend i pavarur”.

“Nëse kjo e fyen pozitën e tyre, atëherë si kërkojnë që ne ta ndërpresim atë çfarë ata bëjnë çdo ditë?”

Ai ka përsëritur se Serbia është e gatshme për bisedime, nëse Kosova i heqë taksat.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë kërkuar asnjë koncesion nga Serbia në shkëmbim të heqjes së taksave të Kosovës.

(Kosova Sot Online)