Vlora Çitaku i thotë gazetarit Judah se postoi plot spekulime

  • 03 March 2020 - 14:11
Vlora Çitaku i thotë gazetarit Judah se postoi plot spekulime

Gazetari britanik, Tim Judah, njohës i zhvillimeve politike në Ballkan, ka dhënë një version, pse sipas tij, SHBA’ja me anë të emisarit të saj special, Richard Grenell, dëshiron të arrihet një marrëveshje e shpejtë mes Kosovës e Serbisë.

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Citaku, i ka thënë gazetarit se postimi i tij në Twitter është spekulativ.

“Me gjithë respektin Tim, postimi juaj është plot spekulime. Nuk e di kush është burimi juaj, por mund të ju them se është burim i paqëndrueshëm”, i ka replikuar Çitaku.

Korrespondentit të “The Economist” i është kundërpërgjigjur edhe vetë Grenelli.

“Gabim. Nuk po e dini për cfarë po flisni. Askush nuk po provon të lëviz shpejt dhe nuk ka marrëveshje të madhe. Jeni duke i shpikur gjërat”, ka shkruar emisari special për dialogun Kosovë – Serbi”, i ka shkruar Grenell.

Judah në një nga arsyet pse sipas tij po nguten për marrëveshje është fundi i mandatit të presidentit Hashim Thaçi. Sipas tij, meqenëse SHBA’ja po punon intensivisht me Thacin, kjo mund të ishte një masë mbrojtëse e tij nga Dhomat e Specializuara. 

(Kosova Sot Online)