Pompeo ia kërkon Vuçiqit kthimin në dialog dhe ia përmend anëtarësimin në BE

  • 03 March 2020 - 15:36
Pompeo ia kërkon Vuçiqit kthimin në dialog dhe ia përmend anëtarësimin në BE

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari Mike Pompeo ka postuar në Tëitter një fotografi me Presidentin e Serbisë pas takimit ku kanë diskutuar për kthimin në tryezën e dialogut me Kosovën dhe anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Kënaqësi takimi me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për rëndësinë e kthimit në dialog me Kosovën dhe reformat e nevojshme për të arritur synimin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ne jemi gati për të përkrahur të dyja çështjet”, ka shkruar Sekretari i Shtetit në Twitter.

Në ShBA ka qëndruar edhe Presidenti i Kosovës i cili ka pasur një takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në takim morën pjesë i dërguari special i Amerikës në Kosovë-Serbi Richard Grenell dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Trumpit, Robert O ‘Brien.

(Kosova Sot Online)