Kundërshtohet “ultimatumi” i Kryeministrit Kurtit ndaj BE-së: Jo Samiti i Zagrebit, ky është kushti dhe afati real për liberalizimin e vizave

  • 04 March 2020 - 07:34
Kundërshtohet “ultimatumi” i Kryeministrit Kurtit ndaj BE-së: Jo Samiti i Zagrebit, ky është kushti dhe afati real për liberalizimin e vizave

“Me gjithë vullnetin e treguar të qeverisë së koalicionit LVV-LDK për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që hapa pozitiv në këtë drejtim janë edhe shkarkimi bordeve të ndërmarrjeve publike të emëruara nga ish-panistët, afati më real për liberalizimin e vizave është vjeshta e vonë e këtij viti, çka edhe do të shënonte një sukses të qeverisë së koalicionit LVV-LDK”, thotë analisti Haziri për “Kosova Sot Online”, thotë analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Futja e kërkesë ndaj bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, në kudrat të propozim vendimit të Qeverisë për heqjen e tarifës nga data 14 mars, nga analisti politik Nexhat Haziri po konsiderohet si një kërkesë e gabuar, ngase mundë të ndikon negativisht në proces, sepse janë çështje krejtësisht të ndara, Dialogu me Serbinë, që po kushtëzohet nga pala serbe me taksën dje dhe vizat që janë një çështje krejtësisht e zhvillimeve të brendshme në Kosovës, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit.

Analisti Haziri Beson se po u tregua vullnet serioz dhe guxim nga partnerët e qeverisjes LVV dhe LDK, për ballafaqim me krimin e korrupsionin, liberalizimi i vizave si proces do të zhbllokohet brenda këtij viti, ndaras në dialogu me Serbinë dhe taksa.

Image
Nexhat Haziri

“Heqja e taksës nga ana e qeverisë nuk ka asnjë ndërlidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët tanë nga ana e BE-së. Të jemi realist, ne nuk jemi në pozicion që ti vëmë kushte BE-së, e aq më pak për p[procesin e liberalizimit të vizave ku kërkohet plotësim i kritereve si për çdo vend tjetër. Qeveria e kaluar por edhe të tjerat e kanë mashtruar opinionin se gjoja BE-ja nuk e ka trajtuar Kosovën ashtu sikur edhe vendet e tjera jo anëtare sa i përket liberalizimit të vizave. Dhe tani kur ra qeveria e ish-koalicionit PAN, ra edhe perdja e asaj që quhet ballafaqim me realitetin në Kosovë , sidomos në fushën e sundimit të ligjit, ku fenomeni i krimit të organizuar dhe korrupsionit vetëm sa ka shënuar ngritje, fusha këto që janë bërë më së shumti vërejtje nga Brukseli, por edhe nga institute të tjera kredibile ndërkombëtare. Andaj pritjet se para Samitit të Zagrebit, Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave, janë pritje joreale dhe qeveria e re nuk duhet t’iu jap shpresa të rreme qytetarëve”, thotë analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. Haziri thotë se disa hapa të parë, në këtë fushë kjo qeveri veq i ka treguar, por nuk duhet ndalur, duhet vazhduar për të depërtuar thellë në kupolën e krimit të organizuar. “Me gjithë vullnetin e treguar të qeverisë së koalicionit LVV-LDK për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që hapa pozitiv në këtë drejtim janë edhe shkarkimi bordeve të ndërmarrjeve publike të emëruara nga ish-panistët, afati më real për liberalizimin e vizave është vjeshta e vonë e këtij viti, çka edhe do të shënonte një sukses të qeverisë së koalicionit LVV-LDK”, thotë analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)