Vjen akuza e rëndë për opozitarët e rinj të PAN-it: Opozita destruktive e deformuar në ofensivë kundër Qeverisë Kurti për ti mbuluar të palarat e Hashim Thaçit

  • 04 March 2020 - 07:44
Vjen akuza e rëndë për opozitarët e rinj të PAN-it: Opozita destruktive e deformuar në ofensivë kundër Qeverisë Kurti për ti mbuluar të palarat e Hashim Thaçit

“Siç dihet nga opinioni i gjerë, gjatë gjithë procesit të zhvillimit të dialogut,që nga vitit 2012, kur ish kryeministri dhe kryetari i PDK-s, Hashim Thaçi e damkosi shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës me vendosjen e fusnotës mbi emrin e saj, Kosova gjithmonë ka qenë e pabarabartë, e nënçmuar dhe e detyruar që me Serbinë jo më si dy shtete të barabarta, por si pjesë e nënshtruar e saj, të bisedojë vetëm për rregullimin e vet administrativ dhe çështjet e veta të brendshme deri te rrezikimi i integritetit territorial dhe copëtimi e falja e veriut të vendit tonë,shtetit okupator serb, sikur Kosova të ishte, jo shtet i pavarur por koloni e Serbisë. Kjo përgjegjësi tani po përpiqet ti ngarkohet kësaj Qeverie të re të pa fajshme. Se Kryeministri Kurti dhe qeveria e re e vendit, janë bërë pre dhe objekt i një opozite destruktive dhe tërësisht të deformuar, më së miri e dëshmoi edhe seanca e jashtëzakonshme e thirrur për taksen, me lojën e pa sinqertë të opozitës së PAN-it në raport me propozim vendimin e qeverisë Kurti për heqjen graduale të taksës, ndaj mallrave serbe dhe boshnjake”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Gani Qarri, e ka përcjellë me kujdes seancën e parë të Kuvendit të Kosovës, me kërkesë të opozitës së bashkuar të ish partnerëve të deri djeshëm të koalicionit qeverisës PAN, për ta diskutuar dhe debatuar propozim vendimin e Qeverisë së Kosovës për fillimin e heqjen e tarifës ndaj mallrave me origjine serbo boshnjake, duke filluar nga data 15 mars.

Image
Gani Qarri

Analisti Qarri thotë për “Kosova Sot Online” se seanca e jashtëzakonshme për taksen nuk kishte kurrfarë koncepti të arsyeshëm përveç që shpërfaqi lojën e pa sinqertë të opozitës së PAN-it në raport me propozim vendimin e qeverisë Kurti për heqjen taksën ndaj mallrave serbe e boshnjake pikërisht nga ata të cilët deri dje ishin në pushtet dhe rrinin të ngritur në maje të gishtave, në këmbë, për ta hequr këtë taksë, përveç AAK-së dhe ish Kryeministrit Haradinaj i cili kundërshtoi kërkesën deri në detyrimin për të dhënë dorëheqje. Analisti Qarri konsideron se kritikat më të pa baza dhe të pa sinqerta ndaj Qeverisë LVV-LDK për taksën erdhën nga PDK dhe Nisma, sepse pikërisht këto dy subjekte, sikur të pyeteshin në verën e kaluar, taksa kaherë do ishte hequr, e harruar, por këtë e bllokoi dhe kundërshtoi kryeministri Haradinaj, dhe tani për të njëjtën temë akuzohet pa bazë Qeveria Kurti. “Opozita e bashkuar e ish PANI-t po mundohet që dështimet në qeverisjen e kaluar dhe kapjen e shtetit përmes rrjeteve kriminale, ti mbulon duke ja bërë opozitën kritike koalicionit LVV-LDK, pa asnjë argument të abuzimit me procesin e qeverisjes, vetëm përmes kundërshtimit të heqjes së taksës me kushtet e vendosura hap pas hapi’, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, përgjegjësit kryesor për degradimin e shtetit dhe futjen e Kosovës në rrugë pa krye, në bisedimet me Serbinë, ishin kritikët më të zëshëm të cilët tash po mundohen që atë përgjegjësi të ja hedhin pa fakte Qeverisë së re të këtij mandati.

“Siç dihet nga opinioni i gjerë, gjatë gjithë procesit të zhvillimit të dialogut,që nga vitit 2012, kur ish kryeministri dhe kryetari i PDK-s, Hashim Thaçi e damkosi shtetësinë dhe sovranitetin e Kosovës me vendosjen e fusnotës mbi emrin e saj,Kosova gjithmonë ka qenë e pabarabartë, e nënçmuar dhe e detyruar që me Serbinë jo më si dy shtete të barabarta, por si pjesë e nënshtruar e saj, të bisedojë vetëm për rregullimin e vet administrativ dhe çështjet e veta të brendshme deri te rrezikimi i integritetit territorial dhe copëtimi e falja e veriut të vendit tonë,shtetit okupator serb, sikur Kosova të ishte, jo shtet i pavarur por koloni e Serbisë. Kjo përgjegjësi tani po përpiqet ti ngarkohet kësaj Qeverie të re të pa fajshme. Se Kryeministri Kurti dhe qeveria e re e vendit, janë bërë pre dhe objekt i një opozite destruktive dhe tërësisht të deformuar, më së miri e dëshmoi edhe seanca e jashtëzakonshme e thirrur për taksen, me lojën e pa sinqertë të opozitës së PAN-it në raport me propozim vendimin e qeverisë Kurti për heqjen graduale të taksës, ndaj mallrave serbe dhe boshnjake”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ishin pikërisht eksponentët e PDK-së, parti që më së shumti ka kontribuar në degradimin e shtetit, ata që po i drejtojnë tani heshtat kundër Qeverisë së re. “Ndaj habit dhe të lë pa mend se si dhe pse gjithë këto akuza të Kadri Veselit dhe deputetëve destruktiv të PDK-së, kundër kryeministrit dhe qeverisë së re, kur dihet aktiviteti dhe agresiviteti kriminal mbi 12 vjeçar i qeverisjes së këtyre njerëzve sa ishin në pushtet dhe fakti se vet ish kreu i SHIK-ut dhe ish kryetari i Kuvendit, personalisht ishte deklaruar i gatshëm dhe kishte kërkuar edhe nga Ramush Haradinaj që taksën ta hiqnin qysh në mandatin e kaluar, madje edhe pa kushtëzimet e reciprocitetit që aktualisht po përgatiten ti vendosin partnerët aktual të koalicionit LVV-LDK. Gjithë kjo farsë e tërbuar fyese dhe akuzuese, dëshmon se opozita e bashkuar e ish PAN-it, po mundohet, jo me fakte por me destruktivitet të paparë, që dështimet e veta galoponte në qeverisjen e kaluar dhe kapjen e shtetit përmes rrjeteve kriminale, ti mbulojnë duke bërë kritikë të pambuluar dhe destruktive opozitare ndaj koalicionit LVV-LDK përmes gjoja kundërshtimit të heqjes së taksës edhe me kushtet e vendosura hap pas hapi nga qeveria e re dhe kryeministri Kurti’, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)