Tri aksidente trafiku me të lënduar, gjatë 24-orëve, në Mitrovicë

  • 04 March 2020 - 10:45
Tri aksidente trafiku me të lënduar, gjatë 24-orëve, në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri aksidente trafiku në tri fshatra në rajonin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit të policisë, katër persona kanë mbetur të lënduar në këto aksidente.

Viktimë e goditjes së veturës ishte edhe një këmbësore, e cila ka pranuar trajtim mjekësor.

Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 03.03.2020 – 11:50. Ka ndodhur një aksident trafiku midis dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një nga ngasësit mashkull  kosovar dhe ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë 03.03.2020 – 12:20. Ka ndodhur aksident trafiku midis dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar një nga ngasësit mashkull  kosovar dhe ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

Rr. “Shemsi Ahmeti”, Mitrovicë 03.03.2020 – 18:11. Raportohet për një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet  shoferi N.N. dhe një këmbësor, viktimë mashkull  kosovar. Viktima pas trsjtimit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa drejtuesi automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)