Ministri Konjufca më në fund hap llogarinë zyrtare në Twitter

  • 04 March 2020 - 10:51
Ministri Konjufca më në fund hap llogarinë zyrtare në Twitter

Ministri i Jashtëm Glauk Konjufca ka hapur llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Këtë e ka bërë të ditur përmes postimit të tij të parë në këtë rrjet social.

Llogaria e Ministrit Konjufca do të menaxhohet nga vet ai dhe ekipi i tij.

Postimin e tij të parë e ka bërë në gjuhën angleze për të njoftuar se tani llogaria e vetme zyrtare në Twitter është aktualja.

“Jam i lumtur të ndaj me ju, llogarinë zyrtare në Tëitter. Më ndiqni këtu për tu njoftuar me lajmet e fundit nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës. Kjo është llogaria ime e vetme zyrtare në Tëitter. Kjo llogari do të menaxhohet nga unë dhe ekipi im”, ka shkruar Konjufca.

Kur ishte emëruar në postin e Ministrit të Punëve të Jashmte dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ishin hapur llogari të rreme në rrjetin social Twitter.

Pas kësaj kishte reaguar vet ai duke thënë se nuk ka llogari në këtë rrjet social dhe ishte keqpërdorur emri i tij.

(Kosova Sot Online)