Orban: 130 mijë refugjatë e kanë kaluar kufirin grek, duhet t’i ndalim

  • 04 March 2020 - 12:46
Orban: 130 mijë refugjatë e kanë kaluar kufirin grek, duhet t’i ndalim

Kryeministri hungarez, i cili është i njohur për kundërshtimin e refugjatëve, Viktor Orban, ka thënë të mërkurën se 130 mijë emigrant tashmë e kanë kaluar kufirin mes Turqisë dhe Greqisë.

Ai gjithashtu ka thënë se këta imigrantë duhet të ndalen sa më larg shteteve tjera Evropiane.

“Nuk do të mjaftojë që të mbrohet vetëm kufiri greko-turk”, tha kryeministri hungarez gjatë një konference për gazetarë.

Në këtë konferencë morën pjesë udhëheqësit e katër vendeve të Vishegradit, ku bëjnë pjesë Polonia, Sllovakia, Hungaria dhe Republika Çeke.

“Si rrugë e fundit, ne do ta mbrojmë kufirin e jashtëm të Evropës”, tha në fund kryeministri Orban.

(Kosova Sot Online)