“Presidenti e gaboi nenin kur kërkoi seancë për raportim rreth vizitës në SHBA”

  • 04 March 2020 - 12:49
“Presidenti e gaboi nenin kur kërkoi seancë për raportim rreth vizitës në SHBA”

Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se kërkesa e presidentit për seancë, është e gabuar.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se Thaçi është thirrur në nenin e gabuar, kur e ka thirrur seancën, pasi që ky nen parasheh adresimin vjetor të presidentit para deputetëve, për t’i informuar për fushëveprimtarinë vjetore.

“Ky fjalim, zakonisht mbahet në fund të vitit. Prandaj, presidenti nuk mund t’i drejtohet Kuvendit vetëm për një aktivitet të tij. Nëse presidenti e cilëson si të rëndësisë së jashtëzakonshme informimin e deputetëve për vizitën e tij në SHBA, atëherë ai është dashur të thirret në 69.4, ku i njihet e drejta e thirrje së seancave të jashtëzakonshme”, ka shkruar.

(Kosova Sot Online)