Thaci – Osmani – Kurti bëhen bashkë për Epopenë e UÇK-së

  • 04 March 2020 - 15:31
Thaci – Osmani – Kurti bëhen bashkë për Epopenë e UÇK-së

Qeveria e Kosovës e ka publikuar programin për 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Kryeministri Albin Kurti në krye të grupit që do të merrej me organizimin e ka emëruar ditë më parë zëvendëskryeministrin e dytë, Haki Abazin.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, me datë 5 mars, ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së, në të gjitha komunat e Kosovës.

Në ora 09:00 do të mbahet seancë Solemne në Kuvend të Kosovës, ku të pranishmëve do të ju drejtohet kryeministri Albin Kurti.

Gjithashtu, do të mbahen seanca solemne nëpër Kuvende Komunale.

Në ora 12:00 do të bëhet parakalimi i Trupave të FSK-së në kazermën  “Adem Jashari”, derisa fjalim do të mbajnë i pari i shtetit, Hashim Thaçi, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Në datë 6 mars, nga ora 09:00 do të ketë Homazhe dhe Vizita në Kompleksin Memorial Adem Jashari, ndërsa në ora 12:00 do të ketë homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së
Nga ora 17:00 do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Të pranishmëve u drejtohen me fjalim presidenti, Hashim Thaçi,  kryeparlamentarja Vjosa Osmani, dhe kryeministri  Albin Kurti, historiani Agim VINCA, Kryetari i shoqatave të dala nga lufta Hysni Gucati

Në datë 7 mars do të ketë homazhe pranë familjes Jashari si dhe do të mbahet Nata e Zjarreve.

(Kosova Sot Online)