Veseli i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim, e cakton vendin

  • 04 March 2020 - 15:41
Veseli i përgjigjet ftesës së Kurtit për takim, e cakton vendin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i është përgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, i cili e kishte ftuar në takim, si shef të opozitës.

Në letrën që Veseli ia ka kthyer Kurtit, i thotë se e pret në selinë e partisë së tij, ndërsa i shpreh shefit të Qeverisë shqetësimet për qëndrimet – sipas Veselit – antiamerikane.  

 “Shpreh shqetësimin tim me mungesën e qëndrimeve tuaja të qarta dhe të paqëndrushme përballë Serbisë dhe kursit konfrontues me aleatin tonë strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Veseli.

Më tutje në këtë letër të Veseli ankohes se Kurti ka marrë vendime të njëanshme, ndonëse ka shprehur dëshirë për unitet.  

“Por, të ftosh në takim konsultues dhe nga ana tjetër të marrësh në të njëjtën ditë vendime të njëanshme, kjo nuk i ndihmon nevojës së konsensusit nacional për temat që më keni ftuar në takim”, ka shkruar Veseli. 

(Kosova Sot Online)