Përkeqësohet bilanci tragjik në Itali, koronavirusi shkakton viktimën e 107, mbi 3 mijë të infektuar

  • 05 March 2020 - 08:16
Përkeqësohet bilanci tragjik në Itali, koronavirusi shkakton viktimën e 107, mbi 3 mijë të infektuar

Ka shkuar në 107 numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Itali.

Që nga fillimi i epidemisë e deri më tani në Itali janë infektuar 3089 persona, ndërsa plotë 587 janë konfirmuar brenda 24 orëve.

Por ka edhe nga ata që janë shëruar nga ky virus vdekjeprurës. Sipas autoriteteve në Italia, janë 276 numri i pacientëve që kanë marrë veten duke mposhtur koronavirusin (116 më shumë se dje). Ndërkohë përqindja e vdekshmërisë në krahasim me numrin e të prekurve përllogaritet të jetë 3.4%.

Në Itali, janë prekur 19 rajone nga koronavirusi, i vetmi rajon që nuk ka shënuar të infektuar deri më tani është Lugina e Aostas.

Këtu është numri i të infektuarve (gjithsej) në rajone individuale:

1820 në Lombardi (+300 krahasuar me të Martën)

544 në Emilia-Romagna (+124 krahasuar me të Martën)

360 në Veneto (+53)

82 në Piemonte (+26)

84 në Marche (+23)

31 në Campania (+1)

26 në Liguria (+2)

38 në Toscana (+19)

30 në Lazio (+16)

18 në Friuli-Venezia Giulia (+5)

18 në Siçili (+11)

9 në Puglia (+3)

7 në Abruzzo (+1)

5 në provincën autonome të Trentos (+1)

3 në Molise (-)

9 në Umbria (+1)

1 në Provincën Autonome të Bolzano (-)

1 në Kalabri (-)

2 në Sardenjë (+1)

1 në Basilicata (-)

(Kosova Sot Online)