Të burgosurit e Burgut të Dubravës bëhen llom në mes vete

  • 05 March 2020 - 09:46
Të burgosurit e Burgut të Dubravës bëhen llom në mes vete

Një mosmarrëveshje në mes të burgosurve në Burgun e Dubravës ka eskaluar deri në rrahje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Burgun e Dubravës në Istog, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Raportohet se brenda në objektin e Burgut të Dubravës pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuar të burgosur meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër viktimën mashkull Kosovar”, theksohet në raportin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

(Kosova Sot Online)