Huqja epike e Mefail Bajqinovcit në fotografinë me Rifat Jasharin

  • 05 March 2020 - 11:01
Huqja epike e Mefail Bajqinovcit në fotografinë me Rifat Jasharin

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca solemne për nder të 22-vjetorit të Epopesë së  UÇK-së.

Në seancën solemne të Kuvendit kanë marrë pjesë edhe familja Jashari.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka postuar një fotografi nga ambientet e Kuvendit me Rifat Jasharin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Por në përshkrim të fotografisë ai ka bërë një huqje duke e shkruar  “Me bacën Adem”.

Më pas Bajqinovci e ka rregulluar përshkrimin e fotografisë.

(Kosova Sot Online)