Eskalon situata në Turqi: Grushte e shqelma në parlament për shkak të Erdogan

  • 05 March 2020 - 12:39
Eskalon situata në Turqi: Grushte e shqelma në parlament për shkak të Erdogan

Deputetët e parlamentit të Turqisë u rrahën gjatë fjalimit të deputetit të opozitës turke Engin Ozkoc, pasi më herët Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kishte ngritur tensionin me akuza se opozita ishte ‘tradhtare dhe e pabesë’

Engin Ozkoc gjatë fjalimit të tij kishte kritikuar Presidentin Erdogan siç pretendon opozitari për mungesë të respektit për ushtarët e rënë në Siri.

Këtë rrahje e kishte publikuar gazetari turk Abdulah Bozkurt në rrjetin social Twitter. Aty shihen se si dhjetëra deputetë përleshen mes vete.

Tensionet mes opozitës dhe pushtetit të hekurt të Erdogan janë në shkallë të lartë që nga vera e kaluar pas zgjedhjeve lokale në Turqi ku partia e Erdogan kishte humbur dy qytet kryesore në zgjedhje, Stambollin dhe Ankaranë.

Po ashtu Erdogan që prej tentimit të dështuar të grusht shtetit në vitin 2016’të ka ndërmarrë një fushatë të rëndë kundër zërave kundër.

(Kosova Sot Online)