Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, si të votohet përmes postës

  • 05 March 2020 - 14:31
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës, si të votohet përmes postës

Si të votohet përmes postës

Votuesit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, në fletëvotimin për Kryetar Komune ku janë të renditur emrat e kandidatëve, duhet të shënojnë vetëm një kandidat.

Fletëvotimin për Kryetar Komune mund ta gjeni në ueb faqen e KQZ-së, www.kqz-ks.org

te linku: “Shërbimet për Votuesit”, pastaj linku: “Votimi Përmes Postës”.

Kthimi i pakos së fletëvotimit:

Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj. 

Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës, Votimi Përmes Postës, Posta nr. 6, KUTIA 351, 10 000 Prishtinë, Kosovë.

Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar.

Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!

Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 13 mars 2020.

(Kosova Sot Online)