Analizë e fortë për fatin e Presidentit: Po vijnë ditë të vështira për Hashim Thaçin

  • 06 March 2020 - 07:42
Analizë e fortë për fatin e Presidentit: Po vijnë ditë të vështira për Hashim Thaçin

"Siç po shihet qartë gjërat kanë ndryshuar. Hashim Thaçi nuk e ka më fuqinë politike të ndikimit ndaj Kuvendit siç e kishte një vit më parë. Dita e mërkurë e 4 marsit 2020 e shënon dështimin e Hashim Thaçit që ta marrë legjitimitetin në Kuvend si njeriu më i fuqishëm dhe i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në procesin përfundimtar të dialogut me Serbinë. Mos përfillja me urgjencë e kërkesës për raportim para deputetëve, e tregon dështimin dhe delegjitimimin e plotë të Hashim Thaçit që të vendosë i vetëm për fatin e Kosovës. Thënë edhe më qartë, nga dita e mërkurë Hashim Thaçi e ka humbur të drejtën e nënshkrimit i vetëm të marrëveshjes finale me Serbinë”, thotë analisti Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Florim Zeqa, e konsideron dështim të madh, dhe fillim të rënies së turpshme në karrierën e tij të bujshme dhe shumë kontroverse, përpjekjen e Hashim Thaçit për ta manipuluar dhe instrumentalizuar në favorin e tij, Kuvendin e Kosovës, pas vizitës së tije të fundit në SHBA dhe takimeve që zhvilloi atje. Sipas analistit Zeqa, kërkesa ultimative e Thaçit për një seancë urgjente, dhe refuzimi i saj nga ana e kryetares së Kuvendit, është një tregues i madh që flet për humbjen totale të fuqisë së ndikimit dhe të kontrollit personal që Hashim Thaçi ka ushtruar deri më tani, mbi të gjitha institucionet e shteti, pa dallim, sidomos mbi ekzekutivin dhe legjislativin, institucionet kryesore të vendimmarrjes.

Image
Florim Zeqa

“Dita e mërkurë i vërtetoi dy gjëra; rënien e fuqisë politike dhe dredhitë e Hashim Thaçit. Kërkesa, dhe po ashtu bishtnimi me shpejtësi e kërkesës për raportim para Kuvendit të Kosovës, rreth takimit me Vuqiqin dhe zyrtarët e lartë të Presidentit Trump në Uashington, vetëm për shkakun se nuk u përfillë urgjenca e kërkesës së tij që seanca të zhvillohet brenda ditës, duke e zëvendësuar seancën me konferencë për medie, janë lojëra taktike, që të ikë nga debati dhe nga interesimi i deputetëve për tu rrëfyer edhe lidhur me planin për shkëmbimin e territoreve, për të cilin vazhdimisht po shkruajnë mediet e huaja se është një plan aktiv që nuk është hequr si mjet i zgjidhjes në tavolinën e bisedimeve. Ndryshe, ky është ky një element tjetër që e bënë akoma më të besueshëm ekzistimin e një plan të tillë ndaj të cilit do të reagonin ligjvënësit madje duke e shfrytëzuar paraqitjen e Presidentit në Kuvend për të kërkuar dorëheqjen me inicim të çështjes konkrete në Gjykatën Kushtetuese”, thotë analisti politik Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”. Analisti Zeqa thekson se pikërisht data 4 mars e këtij viti duhet të shënohet e të mbahet në mend, duke i përcjellë edhe zhvillimet tjera të cilat do të dëshmojnë dhe do të tregojnë se sa poshtë ka rënë respekti dhe mbështetja që kishte gëzuar deri më tani, figura më kontroverse dhe mashtruese në politikën e Kosovës, një nga personalitetet më të pa dëshiruara në popull dhe politikë, e që sipas tijë është vetë Hashim Thaçi, përgjegjësi kryesor për futjen e shtetit të Kosovës në rrugë pa krye dhe drejtë rrezikimit të ekzistencës së tij, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, për shkak të bisedimeve me Serbinë që u zhvilluan dhe prodhuan efekte në kundërshtim me interesin e shtetit. “Siç po shihet qartë gjërat kanë ndryshuar. Hashim Thaçi nuk e ka më fuqinë politike të ndikimit ndaj Kuvendit siç e kishte një vit më parë. Dita e mërkurë e 4 marsit 2020 e shënon dështimin e Hashim Thaçit që ta marrë legjitimitetin në Kuvend si njeriu më i fuqishëm dhe i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në procesin përfundimtar të dialogut me Serbinë. Mos përfillja me urgjencë e kërkesës për raportim para deputetëve, e tregon dështimin dhe delegjitimimin e plotë të Hashim Thaçit që të vendosë i vetëm për fatin e Kosovës. Thënë edhe më qartë, nga dita e mërkurë Hashim Thaçi e ka humbur të drejtën e nënshkrimit i vetëm të marrëveshjes finale me Serbinë”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Tash e tutje, sipas Florim Zeqës, Takimet dhe bisedimet e Thaçit do të jetë vetëm simbolike dhe informative, sepse ai nuk do të mundë ta merr për barrë nënshkrimin e asnjë marrëveshje në emër të Kosovës, ngase i është dhënë sinjali që të tillat nuk kalojnë as në Kuvend dhe as në Qeveri, përkundrazi, duhet të përgjigjet nëse i tejkalon autorizimet kushtetuese.“Mund të takohet sa herë të dojë me Vuçiqin në Bruksel e Uashington, por nuk e ka të drejtën e përfaqësimit dhe nënshkrimit i vetëm të asnjë marrëveshje finale, për arsyes se Kosova është Republikë Parlamentare, e ka Qeverinë dhe Kuvendin, gjegjësisht edhe Kryeministrin dhe Kryeparlamentaren, të cilët duhet të jenë nënshkrues të barabartë të marrëveshjes finale me Serbinë, marrëveshje e cila duhet të kthehet për miratim në referendum popullor, për shkak se këtu kemi të bëjmë me ndarje dhe bashkim territoresh, e tek pastaj të ratifikohet në Kuvend”, thotë analisti Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)