Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

  • 06 March 2020 - 08:14
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Ngjarjet e ditës

Bëhen homazhe tek shtatorja e Komandonit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 08:30).

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani bënë homazhe dhe viziton familjen Jashari. (Ora 09:00).

Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz. (Ora 09:00).

Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e cila organizohet në kuadër të Javës për të Drejtat e Grave. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 09:00).

Bëhen homazhe te Kompleksi i Dëshmorëve në Marinë të Skenderajt. (Ora 10:00).

Mbahet konferenca “Digjitalizimi në sistemin arsimor para-universitar në Kosovë”. (Kolegji Riinvest, ora 10:00).

Mbahet konferenca “Dhuna në familje dhe në baza gjinore: Thyerja e heshtjes”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00).

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 11:30).

Bëhen homazhe në të gjithë Komplekset Memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së. (Të gjithë Komplekset në Republikën e Kosovës, ora 12:00).

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani takon kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Kabineti i kryeparlamentares, ora 14:00).

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00).

Në kuadër të Javës së Frankofonisë dhe Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Grave, Aleanca Franceze e Prishtinës organizon disa aktivitete. (Qendra Universitare Frankofone, ora 14:00).

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës mban conference. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 14:00).

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani viziton shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Ora 15:00).

Mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00).

KEDS organizon mbrëmje për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsit. (Hotelin “Emerald”, ora 18:00).

Muzeu Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me ZERO1, Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe Zyrën e Edukimit dhe çështjeve kulturore të Departamentit të Shtetit hapin programin American Arts Incubator — Kosovo. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 18:00).

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi mban tubim elektoral. (Shkolla “Zahir Pajaziti” në Orllan, ora 18:30).

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi mban tubim elektoral. (Shkolla: “Xheladin Rekali”në Podujevë, ora 19:30).

(Kosova Sot Online)