Sherr me thika, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

  • 06 March 2020 - 12:12
Sherr me thika, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Në zonën e “Misto Mames” në Tiranë pas një konflikti të çastit, dy shtetas, për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga T. SH., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. Sh., 20 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, nga Shërbimet e Komisariatit Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. L., 30 vjeç, sepse në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

(Kosova Sot Online)