Shkencëtarët bëjnë zbulimin: Koronavirusi ka pësuar mutacion

  • 06 March 2020 - 14:48
Shkencëtarët bëjnë zbulimin: Koronavirusi ka pësuar mutacion

Në bazë të studimeve të fundit, koronavirusi ka pësuar mutacion, duke u zbërthyer në dy zingjirë, të cilët thuhet se janë shumë më agresivë dhe të rrezikshëm në krahasim me versionin fillestar të virusit, shkruan The Telegraph.

Hulumtuesit nga Universiteti i Pekinit,, kanë zbuluar se virusi ka evoluar në dy tipe të reja të emëruara zingjiri “L” dhe zingjiri “S”. Sipas shkencëtarëve, versioni “S” duket të jetë më i butë, më pak infektues si dhe më pak i rrezikshëm në krahasim me versionin “L” të virusit, i cili është modifikuar dhe ka përforcuar vetitë e tij infektuese.

Ky lajm ka ardhur pak kohë pasi, ekspertët shëndetësorë kanë shfaqur frikën se nëse ky virus do të pësojë mutacion, krijimi i vaksinës adekuate do të bëhet më i vështirë.

Ekspertët përkujtojnë që të shmanget çdo lloj paniku, dhe që njerëzit të mobilizohen në mbajtjen sa më të mirë të higjienës, larjen e vazhdueshme të duarve si dhe shmangien e kontaktit me njerëzit e infektuar. 

(Kosova Sot Online)