Judah: Preka në tel kur e përmenda marrëveshjen e shpejtë, prandaj Grenell reagoi

  • 06 March 2020 - 15:06
Judah: Preka në tel kur e përmenda marrëveshjen e shpejtë, prandaj Grenell reagoi

Gazetari britanik, Tim Judah, ka folur lidhur me debatin që ka zhvilluar me emisarin e Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Judah i cili ka njohuri për rajonin e Ballkanit Perëndimor, kishte thënë se “ambasadori Grenell dhe njerëzit e Trump janë duke tentuar arrijnë shpejtë një marrëveshje të madhe”.

Një gjë e tillë kishte nxitur reagimin e emisarit të Trump për negociatat e paqes Prishtinë-Beograd. Grenell ka thënë se nuk dëshirojnë të arrijnë marrëveshje shpejtë dhe se nuk ka ndonjë marrëveshje të madhe.

Lidhur me këtë reagim të Grenell ka folur vetë Judah. Ai thotë se ‘ka prekur në tela’ kur ka përmendur informacione rreth një marrëveshje të shpejtë dhe të madhe, prandaj dhe emisari i Trump ka reaguar, shkruan ‘Danas’.

Sipas gazetarit britanik nëse nuk do të kishte pasur diçka të vërtetë , Grenell nuk do të kishte reaguar në ‘twitter’, siç thotë ai në ‘stilin e Trump’.

Gazetari britanik thotë se amerikanët janë zemëruar meqë informacione të tilla janë zbuluar.

(Kosova Sot Online)