Ndeshen tri vetura në Klinë, lëndohen katër persona

  • 06 March 2020 - 19:20
Ndeshen tri vetura në Klinë, lëndohen katër persona

Një aksident ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës ku si rezultat lëndime trupore kanë pësuar katër persona.

Në ndeshje janë përfshirë tri automjete.

Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibra nga Policia e Kosovës.

“Një aksident ka ndodh në fshatin Dollc të Klinës ku janë përfshirë tri vetura dhe katër persona janë lënduar”, ka konfirmuar Ibra.

Ibraj gjithashtu tha se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

(Kosova Sot Online)