Alarmon eksperti i ekonomisë: Qeveria vonon Programin dhe Ligjin e Buxhetit, rrezikohen projektet zhvillimore

  • 07 March 2020 - 08:00
Alarmon eksperti i ekonomisë: Qeveria vonon Programin dhe Ligjin e Buxhetit, rrezikohen projektet zhvillimore

“Miratimin e Ligjit për Buxhet për këtë vit duhet urgjentisht të rregullohet, të përshpejtohet, duke e ditur që tani jemi në fillim të muajit mars, si dhe pa miratimin e buxhetit për këtë vit, sepse shumë persona që janë punëtor në institucionet shtetërore mundë të kenë probleme me pagat e tyre. Kjo ka refleksion edhe në sektorin privat pastaj që ndërlidhet me projektet investive nga të cilat derivojnë të ardhurat personale për punëtorët e kompanive përfituese.

Pra është një zinxhir i përbashkët edhe në sektorin publik por edhe në atë privat. Prandaj i Qeveria e re duhet ti kalon ato pengesa që mundë ti kenë nga qëndrimet politike, që sa më parë ta miratojnë Ligjin për Buxhetin e Kosovës për këtë vit, e jo të lihet anash, se pastaj mund të jetë vonë dhe do të ketë pasoja që nuk mundë të kompensohen”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.(Kosova Sot Online)

Image

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci, ka tërhequr vërejtjen për vonesën e pa justifikueshme të qeverisë së re të Kosovës, që ta dërgon në Kuvend për diskutim dhe miratim programin e ri qeverisës, për mandatin që e synojnë dhe njëkohësisht edhe buxhetin e shtetit për vitin në vazhdim. Sipas Grapcit, vonesat e deritashme në të dyja këtij tema tregojnë më së miri se akoma ka qëndrime e propozime të pa harmonizuara mes partnerëve të koalicionit, prandaj ato duhet të tejkalohen sa më shpejtë, në mënyrë që muaji mars të mos kalohet, pa u dërguar në Kuvend dhe pa u miratuar të dyja këto dy dokumente themelore për funksionimin e qeverisë së re.

Programit që e kanë premtuar gjatë gjithë fushatës dhe Ligjit për Buxhetin e shtetit nga i cili varen jo vetëm pagat e zyrtarëve në institucionet publike, por të gjithë qytetarët, sepse pa miratim të buxhetit mbeten peng edhe projektet e mëdha kapitale, qoftë ato të planifikuar të nisen në fillimi, qoftë ato që janë vazhdimësi nga mandati i kaluar qeverisës.

“Koalicioni i ri qeverisës është duke u sfiduar që nga momenti kur është votuar fillimisht kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e më pastaj vazhdimi i negociatave të reja deri në ndryshimet që ndodhën, marrëveshja përzëvendësimin e tij me kandidaten e LDK-së Vjosa Omsani dhe votimin e Qeverisë. Pra kjo Qeveri është duke u ballafaquar me disa sfida serioze që nga fillimi i janarit, akoma pa u firmosur marrëveshja, në fillim të muajit shkurt, dhe po vazhdon akoma me vonesën e dërgimit të Buxhetit të shtetit për miratim në Kuvend. Krejt kjo është pasojë e mungesës së koncenzusit për të marr vendime të shpejta si dhe mungesë e organizimit më efikas të vetë ekzekutivit nga brenda”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, për sa kohë vonohen dhe nuk dërgohen në Kuvend për diskutim dhe miratim Ligji i Buxhetit dhe programi qeverisës, për aq do të vazhdon të zbehet edhe besimi i qytetarëve që ishin shumë optimistë në fazën e premtimeve elektorale. “Ekzekutivi i ri duhet sa më parë ta krijon dhe dërgon në Kuvend një program konkret zhvillimor, i cili duhet të jetë publik, që tregon qartë synimin për të ardhmen e vendit, si dhe i njëjti duhet të debatohet e të miratohet nga deputetët e Kuvendit. Kjo mënyrë veprimi pastaj e ngarkon Qeverinë me përgjegjësi të plota për të vepruar”, thotë Grapci për Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, vonesa me Buxhetin do të ndikon pa përmirësueshëm në pritjet zhvillimore për këtë vit, kështu që kompensimi i kohës së humbur mundë të arrihet vetëm nëse buxheti kalon në Kuvend jo më vonë se në mars apo fillim të prillit.

“Miratimin e Ligjit për Buxhet për këtë vit duhet urgjentisht të rregullohet, të përshpejtohet, duke e ditur që tani jemi në fillim të muajit mars, si dhe pa miratimin e buxhetit për këtë vit, sepse shumë persona që janë punëtor në institucionet shtetërore mundë të kenë probleme me pagat e tyre. Kjo ka refleksion edhe në sektorin privat pastaj që ndërlidhet me projektet investive nga të cilat derivojnë të ardhurat personale për punëtorët e kompanive përfituese. Pra është një zinxhir i përbashkët edhe në sektorin publik por edhe në atë privat. Prandaj i Qeveria e re duhet ti kalon ato pengesa që mundë ti kenë nga qëndrimet politike, që sa më parë ta miratojnë Ligjin për Buxhetin e Kosovës për këtë vit, e jo të lihet anash, se pastaj mund të jetë vonë dhe do të ketë pasoja që nuk mundë të kompensohen”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)