Ngjarjet e ditës së sotme

  • 07 March 2020 - 08:01
Ngjarjet e ditës së sotme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturë (SBASHK) ndan mirënjohje për pensionistët e arsimit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit. (Pallati i Sporteve “1 Tetori”, ora 11:00)

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, bën homazhe pranë Shtëpisë së Familjes Jashari në Prekaz. (Ora 12:00)

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas të LDK-së, bëhen homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova. (Velani, ora 14:00)

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi pret ambasadorin shqiptar Qemal Mingjozi dhe gratë biznesmene shqiptare. (Krushë e Madhe, ora 14:00)

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Forumit të Gruas të LDK-së, vendosen buqeta me lule te Memoriali “Heroinat”. (Ora 15:00)

Mbahet manifestimi qendror për 30-vjetorin e themelimit të Forumit të Gruas të LDK-së. (Zyrat e LDK-së, ora 16:00)

Në Natën e Zjarreve, në kompleksin memor ial “Adem Jashari” në Prekaz ndizen flakadanët. (Ora 17:45)

Përmbyllet manifestimi i Natës së Zjarreve. (Skenderaj, ora 18:00)

Federata Skitare e Kosovës organizon garën e parë ndërkombëtare në nivel të FIS-it “Dardania Cup Arxhena” dhe Kampionatin e Kosovës për kategoritë e reja në disiplinen e Sllallomit, dhe Sllallomit të madh. (Brod i Dragashit).

(Kosova Sot Online )