Harrohet afera e votave të “helmuara” nga Serbia, ja kush i përfitoj ulëset në Kuvend

  • 07 March 2020 - 08:03
Harrohet afera e votave të “helmuara” nga Serbia, ja kush i përfitoj ulëset në Kuvend

“Rasti i zarfeve te "helmuara" të ardhura nga Serbia, u bë me qëllim që ato fletëvotime të shpallen të pa vlefshme, në mënyrë që Nisma të kalonte pragun. Nisma as gjasa teorike nuk kishte që ta kalonte pragun. Me një fjalë ishte skenar i mirë përgatitur. Qëllimi i vetëm ishte që Nisma ta kaloj pragun, dhe LVV-LDK mos ta kenë shumicën në Kuvend. Ky qëllim edhe u arrit”, Faik Krasniqi për “Kosova sot Online”.

Analisti politik Faik Krasniqi,bazuar në heshtjen e që i bëhet tani skandalit të zarfeve të helmuara me vota të ardhura nga Serbia, nga Prokuroria e shtetit e cila nuk po jep asnjë të dhënë lidhur me atë së çfarë kanë zbuluar analizat, cili ishte rezultati i vërtetë dhe në cilin shtet, janë dërguar ato mostra për analiza, hedh dyshimin se krejt ky skenar ishte përgatitur nga politika, për të ndërhyrë në rezultat të zgjedhjeve, për të anuluar një masë të madhe të votave, dhe për të krijuarsituatë të favorshme për interesat e një subjekti të caktuar politik, futjen e tijë në Kuvend.

Image

 

Sipas Krasniqit, qëllimi kryesor ka qenë që të anulohet disa qindra vota dhe kështu të ulet diferenca mes partive politike, për ti mundësuar subjektit politik NISMA që ta kalon pragun zgjedhor dhe futet në Kuvend, sikur që u përmbyll edhe ky epilog par një rinumërimi maratonik të shumicës së votave.

“Rasti i zarfeve te "helmuara" të ardhura nga Serbia, u bë me qëllim që ato fletëvotime të shpallen të pa vlefshme, në mënyrë që Nisma të kalonte pragun. Nisma as gjasa teorike nuk kishte që ta kalonte pragun. Me një fjalë ishte skenar i mirë përgatitur. Qëllimi i vetëm ishte që Nisma ta kaloj pragun, dhe LVV-LDK mos ta kenë shumicën në Kuvend.

 

Ky qëllim edhe u arrit”, Faik Krasniqi për “Kosova sot Online”. Sipas Krasniqit, në këtëvend ku akoma nuk funksionin si duhet shteti i së drejtës, nuk zbatohet ligji, asgjë nuk është ebefasishme dhe as e pamundshme që të ndodhë, sikur ka ndodhur edhe me këtë rast.Analisti Krasniqi thotë se derisa skenari i skandalit me këto vota ishte për ta dobësuar rezultatin e fitores që shënuan LVV dhe LDK, uljen e numrit të deputetëve, atëherë këto dy parti politike që kanë ardhur në pushtet duhet të interesohen dhe ti kërkojnë prokurorisë që hetimi të vazhdon dhe të nxirret e vërteta nga ajo që ka ndodhur dhe vazhdon të mbete e pa zbuluar. “LVV dhe LDK tash janë ne pushtet. Nga KQZ, organet e sigurisë dhe Prokuroria duhet të kërkojnë llogari për rastin në fjalë, në mënyrë që të dihet e vërteta dhe në zgjedhjet tjera mos të ndodhin më raste të tilla. Por edhe përgjegjësit të japin llogari”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)