Pesë të lënduar nga aksidenti në Lupq të Podujevës

  • 07 March 2020 - 08:06
Pesë të lënduar nga aksidenti në Lupq të Podujevës

Të premten në mesnatë ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lupq të Podujevës.

Si pasojë e aksidentit, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjeksor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Rastin e ka konfirmuar Ekipa Kujdestare e Urgjencës së Prishtinës.

“Kemi pranuar 5 pacienta, tre i kemi dërgu në Prishtinë, ndërsa dy kanë qenë në ekipin e Podujevës.Të 5 kanë qenë të lënduar, mirëpo parametrat e tyre kanë qenë të mira. Ekzaminimet janë duke u kryer në emergjencë. Janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Ekipa Kujdestare e Urgjencës së Prishtinës.

(Kosova Sot Online )