Akuzë e rëndë kundër presidentit Thaçi: Uzurpatori i politikës së jashtme, të shkarkohet urgjentisht

  • 07 March 2020 - 16:22
Akuzë e rëndë kundër presidentit Thaçi: Uzurpatori i politikës së jashtme,  të shkarkohet urgjentisht

“Për tu ndalur njëherë e mirë dhe mos vazhduar edhe më tej,thellimi i degradimit të dialogut me Serbinë dhe dështimet flagrante të politikës së jashtme të shtetit të Kosovës, sikur që po ndodhë tani, kuislingu i rryer i vendit Hashim Thaçi, duhet të shkarkohet urgjentisht nga pozita e të parit të shtetit dhe vihet në bankën e të akuzuarve, për shkeljen e kushtetutës dhe rrezikimin e shtetësisë si dhe integritetit territorial të Kosovës, në mënyrë që prezantimi i vendit, të mos vazhdojë të zhvillohet nëpërmes të inateve personale dhe ndërskamcave politike, sikur që po ndodhë tani e sa kohë,me në krye Thaçin”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

 

Analistët politik, duke i përcjellë zhvillimet e fundit në rrafshin e politikës së jashtme të Kosovës, përplasjet për rolin në diplomaci, në mes të kryeministrit Kurti dhe Presidentit Thaçi, vlerësojnë se me këto fërkime po fillon lufta e ashpër në mes të Kryeministrit të Kosovës Kurtit dhe Presidentit Thaçi, se cili do të arrij më shumë për ta kontrolluar dhe  dirigjuar politikën e jashtme të Kosovës në interesin e tij. Madje, pas reagimit të kryeministrit Albin Kurti, për vizitën e pa koordinuar të Thaçit në SHBA, dhe takimin e tij me presidentin serb Aleksandër Vuqiqi për të cilën agjendë ka reaguar ashpër dhe është  kritikuar nga Kryeministri Kurti, Hashim Thaçi është nxituar dhe ka kërkuar edhe zyrtarisht që Kuvendi i Kosovës t’ia mundësojë të raportojë para Kuvendit për takimet që ka pasur në Vashington me njerëzit e Presidentit amerikan Trump dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Për këto përplasje të fundit, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Gani Qarri, i cili gjithë përgjegjësinë e dështimit të Kosovës në diplomaci, ja faturon kreut të shtetit Hasshim Thaçi i cili në formën e tije të veprimit sikur e ka uzurpuarfushëveprimin edhe MPJ-së që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë.

“Që nga koha kur Hashim Thaçi është imponuar në bisedimet me Serbinë, Kosova ka pësuar vetëm dështime, zhgënjim dhe denigrime të pareshtura e të njëpasnjëshme, duke filluar që nga fusnota e vënë,qysh më 2012, nga kuislingu Thaçi,mbi statusin e Kosovës , si kusht për fillimin e bisedimeve "teknike" me Serbinë, dërgimi i letrës shefit të NATO-s, z. Rasmusen për mos kalimin e FSK-s në Veri, sikur kjo pjesë e vendit tonë të mos ndodhej në Kosovë  por në Serbi, e deri te çmenduria e tij për rrezikimin e integritetit territorial të vendit dhe tendencën për faljen e Veriut të Kosovës, Serbisë ish shtetit okupator, që na mbajti pothuajse afër një shekull, me zjarr e hekur nën pushtim. Edhe sot, përkundër thirrjeve të pareshtura publike të kryeministrit Albin Kurti që të ulen dhe diskutojnë për unifikimin e qëndrimeve në politikën e jashtme,ndërmjet kryeministrit, presidentit dhe qeverisë së re të Kosovës, veçanërisht sa i takon dialogut me Serbinë, Hashim Thaçi duket se e ka aq për zemër ruajtjen e primatit dhe është dashuruar aq shumë në bisedimet me Vuçiqin, sa që kokë më vete, ai vazhdon takimet e pa paralajmëruara me përfaqësuesit e Serbisë, tani edhe në SHBA, siç po thuhet  të ndërmjetësuara nga diplomatët amerikanë’, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Image
Gani Qarri

Sipas analistit Qarri, konsultime paraprake për unifikimin e politikës së jashtme,veçanërisht tanimë kur kemi të bëjmë me një angazhim kaq të lartë diplomatik të SHBA-së për t'i dhënë një epilog procesit të bisedimeve, sidomos kur është në pyetje dialogu me Serbinë, duket se ka nxitë edhe luftën më të ashpër në mes të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe Presidentit Thaçi, jo vetëm për ta kontrolluar dhe dirigjuar politikën e jashtme të Kosovës, por më tepër për ruajtjen e udhëheqjes nga Thaçi në bisedimet me Vuçiqin.

 

“Kjo praktikë e pa akorduar dhe dualiste në politikën e jashtme i ka shkaktuar Kosovës jo vetëm dëme të mëdha e pothuajse të pariparueshme por edhe i ka kushtuar me tërheqjen e dhjetar njohjeve ndërkombëtare nga shtete të ndryshme të botës, të cilat jo vetëm se po ndodhin edhe sot, por do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”

Ndaj sipas Gani Qarrit, Kryeministri dhe presidenti, të cilët siç kemi rastin të shohim, komunikojnë vetëm përmes letrave dhe mediave, është luftë ndërmjet udhëheqësve të shtetit dhe partive politike, që nuk guxon të bartet si deri më tani edhe në politikën e jashtme, sepse të gjitha institucionet shtetërore janë të obliguara me ligj të sillen dhe bashkërendojnë aktivitetet e tyre, ashtu siç parashihet me Kushtetutën e Kosovës dhe jo si deri më tani.

Mirwpo, Qarri thotë se Presidentit Thaçi nuk po i respekton ligjet dhe Kushtetutën, nuk po komunikon me Qeverinë sa i takon politikës së jashtme, por po uzurpon përgjegjësi që nuk i takojnë me ligj e me Kushtetutë. “Thaçi edhe me 2 mars pa asnjë koordinim me Qeverinë e Kosovës, u takua në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për kinse- siç u tha “mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare” në mes dy vendeve, takim ky i thirrur nga i dërguari i presidentit të SHBA-së, ambasadori Richard Grenell dhe këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien. Madje me gjithë reagimet e kryeministrit Albin Kurti, për vizitën e pa koordinuar të Thaçit në SHBA, dhe takimin e tij dubioz me presidentin serb Aleksandër Vuqiqi për të cilën agjendë ka reaguar ashpër dhe është kritikuar fort nga Kryeministri Kurti, Hashim Thaçi vetëm ka kërkuar zyrtarisht që Kuvendi i Kosovës t’ia mundësojë atij të raportojë gjatë të mërkurës për takimet që ka pasur në Vashington me njerëzit e Trump dhe presidentin serb, Aleksandër Vuqiq. Për aq më tepër, ai këtë veprim e bënë përkundër faktit që Gjykata Kushtetuese, është përgjigjur prerë se udhëheqjen e bisedimeve me Serbinë e kryeson kryeministri i vendit, kurse nga presidenca lëshohen kumtesa se si Presidenti i Republikës së Kosovës qenka institucioni më i lartë kushtetues, që udhëheq me politikën e jashtme, dhe në emër të presidentit”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

 Me këtë sjelle dubioze të Presidentit në politikën e jashtme, sipas Gani Qarri, Kosova do të vazhdon të përjeton akoma më shumë degradimnë politikën e jashtme, prandaj ky është edhe një argument tjetër pse duhet iniciuar sa më shpejtë shkarkimi i Thaçit nga kjo pozitë. “Për tu ndalur njëherë e mirë dhe mos vazhduar edhe më tej,thellimi i degradimit të dialogut me Serbinë dhe dështimet flagrante të politikës së jashtme të shtetit të Kosovës, sikur që po ndodhë tani,kuislingu i rryer i vendit Hashim Thaçi, duhet të shkarkohet urgjentisht nga pozita e të parit të shtetit dhe vihet në bankën e të akuzuarve, për shkeljen e kushtetutës dhe rrezikimin e shtetësisë si dhe integritetit territorial të Kosovës, në mënyrë që prezantimi i vendit, të mos vazhdojë të zhvillohet nëpërmes të inateve personale dhe ndërskamcave politike, sikur që po ndodhë tani e sa kohë,me në krye Thaçin”, thotë analisti politik Gani Qarri për “Kosova Sot Online”. 

(Kosova Sot Online)