Zbulohen mashtrimet skandaloze të Kadri Veselit: Edhe njohjet e humbura nga koalicioni PAN i faturohen Qeverisë Kurti

  • 08 March 2020 - 09:25
Zbulohen mashtrimet skandaloze të Kadri Veselit: Edhe njohjet e humbura nga koalicioni PAN i faturohen Qeverisë Kurti

“Se kjo është edhe një lojë tjetër e pistë, e vërteton fakti se gjatë mandatit të kaluar, edhe pse ishte vetë zv. Ministri i jashtëm dhe zëvendësi i Kadri Veselit, Ever Hoxhaj, ai i cili pas aventurave të vazhdueshme të Hashim Thaçit, paralajmëronte hapur përgatitjen e tërheqjes së dhjetëra njohjeve nga shtete të ndryshme të botës, kreu i PDK-s dhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit Kadri Veseli nuk ishte kujtuar asnjëherë të kërkonte llogari, nga kuislingu Thaçi, as nga vartësi i tij Hoxhaj, dhe as nga partneri tjetër në krye të MPJ-së Behxhet Pacolli, gjë që shprehë hipokrizinë e pafund të tij”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka filluar të ja hedh përgjegjësinë për dështim në politikën e jashtme,tërheqjen e njohjeve që po e bëjnë shtete të ndryshme si pasojë e lobimit serb, qeverisë së re të koalicionit LVV-LDK. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebok ka shkruar seQeveria Kurti për një muaj qeverisje, ka fituar dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës, dhe kjo paraqet rrezik të madh për shtetin e Kosovës. “Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij një mujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire”, ka shkruar Kadri Veseli.

Analistët politik, e kanë cilësuar këtë “kujdestari” politike të Veselit, në një mujorin e parë të Qeverisë Kurti, si një tentativë që të gjithë trashëgimin e keq qeverisjes së mandatit të kaluar të PAN-it, pasojat e së cilët do të vazhdojnë ta sfidojnë akoma koalicionin LVV-LDK, të ja hedhë për barrë Qeverisë së re, vetëm që të mashtrohet opinion publik, të krijohet mjegull dhe të fshihen dështimet dhe të pa larat e qeverisjes së koalicionit PAN në dy vitet e mbetura mbrapa.

Kështu ka thënë për “Kosova Sot Online” analisti politik Gani Qarri, i cili vlerëson se ishin zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit 2019, ato që sollën ndryshimet e shumëpritura në pushtetin vendor dhe qeverisjen e Kosovës, duke dërguar Klanin PRONTO dhe partitë e PAN-it, pas zhvatjes dhe keqqeverisjes së gjatë, përfundimisht në opozitë, prandaj kjo opozitë, akuzat kundër qeverisë së re po përdorë si mjet të mbrojtjes, blerje kohe nga zbulimi i skandaleve dhe abuzimeve.

Image
Gani Qarri

“Të ç`orientuar totalisht nga humbja e rëndë dhe aq e papritur, që atyre u ndodhi në zgjedhje, partitë opozitare i premtuan vullnetarisht koalicionit të ri qeverisës, se vetëm pas 100 ditësh të qëndrimit në pushtet, do të fillojnë paraqitjen e vërejtjeve dhe shfaqjen e kritikave ndaj Qeverisë së re. Por ish kryetari i Kuvendit dhe kryetari aktual i PDK-së Kadri Veseli, ka filluar qysh tash, t`ia hedh të gjithë fajin dhe përgjegjësinë për dështim në politikën e jashtme dhe tërheqjen e njohjeve që po i bëjnë shtete të ndryshme si pasojë e lobimit serb dhe gabimeve të Hashim Thaçit e Behxhet Pacollit në diplomacinë e jashtme, qeverisë së re të koalicionit LVV-LDK”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online”.

Qarri thotë se është sjellje prej një politikani të pa sinqertë që ti ngarkohet dështimi plotë për dy vite, sikur që ka ndodhur në politikën e jashtme, një koalicioni qeverisës cili akoma nuk është stabilizuar, nuk është sistemuar dhe nuk ka filluar punë normale, e të mos flasim për qasje në politikën e jashtme që do të merr kohë për ta analizuar dhe zhvilluar atë, dështimet dhe rezultatet nga mandati kaluar, e që janë pasojë e dështimit të madh të Behgjet Pacollit në krye të MPJ-së dhe Hashim Thaçit President, me idenë e pazareve me kufij. “Përkundër faktit se të gjithë njohësit e proceseve politike dhe analistët e brendshëm dhe ata më të shquar ndërkombëtar tash e disa vite me radhë alarmojnë publikisht se Hashim Thaçi me kërkesën e tij të çmendur për ndarjen e Kosovës, ka zhgënjyer shumë vende të botës që e kanë njohur shtetin e Kosovës dhe nxitur një numër të konsideruar nga ato, që ti tërheqin njohjet, Kadri Veseli shkon aq larg me amatorizmin e tij politike sa që përmes një postimi në Facebok, ai shkruan se kinse Qeveria Kurti për një muaj qeverisje, ka pësuar dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës”, thotë Qarri për “Kosova Sot Online” .

Sipas Qarrit, është përpjekje e mashtrimit puro politik, ajo kur Veseli thotë se pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, është vetëm zhurmë, rrezik dhe pasiguri, sepse për këtë u kujtua të flas vetëm pas rrëzimit nga qeverisja, por nuk e tha kurrë një gjë të tillë sa ishin pararendësit e tij në pushtet.

Ndaj, sipas Qarrit, kjo është edhe një tentativë më tepër, që të gjithë trashëgimin e keqqeverisjes së mandatit të kaluar të PAN-it, tani ish pushtetarët në opozitë t`ia faturojnë qeverisë Kurti, që të krijojnë mjegull dhe ti fshehin qeverisjen mafioze, nepotizmin,krimin e organizuar, dështimet dhe të pa larat e veta shumëvjeçare, të cilat ndonjëri prej tyre mund ti paguaj vetëm duke u dënuar me shumë vite burg.

“Se kjo është edhe një lojë tjetër e pistë, e vërteton fakti se gjatë mandatit të kaluar, edhe pse ishte vetë zv. Ministri i jashtëm dhe zëvendësi i Kadri Veselit, Ever Hoxhaj, ai i cili pas aventurave të vazhdueshme të Hashim Thaçit, paralajmëronte hapur përgatitjen e tërheqjes së dhjetëra njohjeve nga shtete të ndryshme të botës, kreu i PDK-s dhe kryetari i atëhershëm i Kuvendit Kadri Veseli nuk ishte kujtuar asnjëherë të kërkonte llogari,nga kuislingu Thaçi, as nga vartësi i tij Hoxhaj, dhe as nga partneri tjetër në krye të MPJ-së Behxhet Pacolli, gjë që shprehë hipokrizinë e pafund të tij”, thotë analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)