Parashikimi i motit për sot

  • 08 March 2020 - 09:58
Parashikimi i motit për sot

Të dielën në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në pjesën e parë të ditës në shumë vende do të bjerë shi, ndërsa pasdite me intervale të shkurta me diell, njofton IHMK’ja.

Sipas institutit, shtypja atmosferike do të shënojë rritje.

IHMK’ja parashikon se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu, me shpejtësi 1-7m/s, njofton instituti.

(Kosova Sot Online)