Konfirmohen rastet e para të koronavirusit në Bullgari e Moldavi

  • 08 March 2020 - 10:05
Konfirmohen rastet e para të koronavirusit në Bullgari e Moldavi

Zyrtarët shëndetësorë në Bullgari dhe Moldavi i kanë konfirmuar rastet e para të personave të infektuar me koronavirus në këto shtete.

Në Bullgari, një burrë në të njëzetat dhe një grua në të shtatëdhjetat janë dy personat e infektuar me koronavirus. Vendi ballkanik tashmë po përballet edhe me përhapjen e gripit sezonal.

Kryeinspektori i shëndetësisë, Angel Munchev, tha në mëngjesin e së dielës se pacientët nuk kishin udhëtuar në vendet e jashtme dhe nuk kanë pasur kontakt me persona që janë kthyer nga shtetet e huaja.

Autoritetet thanë se kanë filluar t’i testojnë personat që kanë pasur kontakte me dy njerëzit e infektuar. Besohet se në këtë grup janë gjithsej 40 persona.

Qeveria bullgare më parë e kishte shpallur epideminë e gripit dhe kishte marrë vendim për mbylljen e të gjitha shkollave nga data 6 deri më 11 mars.

Në Moldavi, personi i infektuar është një grua 48-vjeçare, e cila më parë kishte qenë në Itali, shkruan “Free Europe”.

(Kosova Sot Online)