Thaçi në Ditën e Gruas: Duhet të zotohemi për barazi dhe trajtim të drejtë të gruas

  • 08 mars 2020 - 10:20
Thaçi në Ditën e Gruas: Duhet të zotohemi për barazi dhe trajtim të drejtë të gruas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi, në të gjitha fushat e jetës.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës”.

“Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera”.

“Nderimi ndaj jush është i pafund. Urime 8 Marsi”, ka thënë Thaçi.

(Kosova Sot Online)