Limaj: Pozita sociale e grave të jetë në nivele më meritore

  • 08 March 2020 - 10:39
Limaj: Pozita sociale e grave të jetë në nivele më meritore

Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj ia uroi të gjitha grave festën e 8 Marsit- Ditën Ndërkombëtare të Gruas.Limaj shkroi se gratë meritojnë nivele të pozitave sociale me të larta të mundshme.

Limaj ka kujtuar sakrificën e grave që kanë rënë për lirinë e vendit.

Postimi i plotë i Limajt:

Të gjitha nënave dhe grave shqiptare, Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me shpresën, dëshirën dhe vullnetin që pozita e tyre sociale të jetë në nivelet më meritore të mundshme. Është moment i mrekullueshëm për të shprehur mirënjohje të thellë për gratë fisnike, që ndër vite me mund e përkushtim kanë ngritur familjen, kanë fituar shumë sfida në funksion të përmirësimit të rolit të tyre në shoqëri, duke u kthyer kështu në një shtyllë të fuqishme të zhvillimit e shtetndërtimit. Në këtë ditë të veçantë, me shumë nder e krenari kujtojmë sakrificën e shumë grave të cilat u flijuan për lirinë e Kosovës.

(Kosova Sot Online)