Hoti: Gruaja paraqet shtresën për ndërtimin e lumturisë shoqërore

  • 08 March 2020 - 11:03
Hoti: Gruaja paraqet shtresën për ndërtimin e lumturisë shoqërore

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka uruar të gjitha grave festën e 8 Marsit.

Hoti ka shkruar në Facebook se pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishin më pak njerëzorë.

“Përtej urimit formal në një datë si kjo, Gruas – që është nënë, bashkëshorte e motër, dua t’i shpreh respektin, kujdesin e dashurinë që shpesh herë ia mungojmë. Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzorë. Ajo paraqet shpresën për ndërtimin e lumturisë shoqërore, që është synim i shoqërive moderne demokratike”, ka shkruar Hoti.

“Liria e barazia e saj në çdo aspekt nuk janë privilegje për të, por nevoja themelore tonat si shoqëri për të qenë të lumtur dhe të përmbushur”, ka shkruar Hoti.

(Kosova Sot Online)