Haradinaj publikon një fotografi me nënën për 8 Mars

  • 08 March 2020 - 11:08
Haradinaj publikon një fotografi me nënën për 8 Mars

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar si popull.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se na takon të gjithëve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri, teksa i ka bashkangjitur postimit edhe një fotografi me nënën tij.

“ Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!”, ka shkruar Haradinaj.

(Kosova Sot Online)