Tentim vrasje në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

  • 08 March 2020 - 12:29
Tentim vrasje në Prishtinë, dy persona përfundojnë në QKUK

Policia në Prishtinë ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur në mes vete. Si pasojë e përleshjes, dy persona janë therur me thikë dhe po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Sylejman Delvina” në Prishtinë, ku gjatë rrahjes, të dyshuarit kanë therur me thikë dy persona të cilëve iu kanë shkaktuar lëndime trupore.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa njëri nga të dyshuarit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia po e trajton rastin si “Vrasje në tentativë”.

(Kosova Sot Online)