Aksident i rëndë mes dy autobusëve e një cisterne, 32 të vdekur

  • 08 March 2020 - 13:01
Aksident i rëndë mes dy autobusëve e një cisterne, 32 të vdekur

Së paku 32 persona kanë vdekur të shtunën në mbrëmje pasi një cisternë me naftë i përplasi dy autobusë dhe disa automjete të tjera në rrugën që e lidh kryeqytetin sirian me provincën Homs.

Prishja e frenave bëri që cisterna t’i godiste dy autobusë dhe 15 vetura. Në autobusët e aksidentuar kishte edhe pasagjerë irakianë, bëri të ditur ministri i brendshëm, Mohammad Khaled al-Rahmoun.

Ai shtoi se në aksidentin e rëndë janë lënduar 77 persona të tjerë. Mediet shtetërore publikuan fotografi të një autobusi të djegur, me pjesën e përparme të shkëputur.

Besohet se në mesin e viktimave kishte shiitë irakianë, të cilët ishin nisur për t’i vizituar tempujt e shenjtë afër Damaskut, shkruan “France24”.

Këto vende vizitohen nga shumë vizitorë të sektit shiit, pavarësisht luftës 8-vjeçare në Siri, që i ka detyruar miliona njerëz të shpërngulen nga shtëpitë e tyre.

(Kosova Sot Online)