Kërkesë serioze për Qeverinë Kurti: Dosja e keq qeverisjes me skandale të dorëzohet në prokurori

  • 08 March 2020 - 16:00
Kërkesë serioze  për Qeverinë Kurti: Dosja e keq qeverisjes me skandale të dorëzohet në prokurori

“Është shumë normale që Qeveria e re ti shqyrtoj vendimet që i ka marrë qeveria e kaluar, sidomos ato për të cilat ekzistojnë dyshime si vendime antiligjore dhe kanë pasur impact në buxhetin e shtetit në formën kurruptive. Por këto vendime nuk duhet vetëm të anulohen, por edhe të ndiqen penalisht, pra të dërgohen për hetim në prokurorinë e shteti.”, thotë analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Nexhat Haziri konsideron se sado që janë pozitive, vendimet që po i merr ekzekutivi i ri i Kosovës,Qeveria e koalicionit LVV-LDK, për të anuluar kontrata dhe vendime që dyshohen se janë abuzim me ligjin dhe implikojnë shpenzime milionëshe për buxhetin e shtetit, instalimi i qeverisjes së mirë, në funksion të ndërprerjes së veprimeve korruptive, nuk do të arrihet si qëllim i proklamuar nëse të njëjtat raste nuk procedohen për hetim dhe vlerësim të plotë, edhe për gjykim, nga drejtësia.

Image
Nexhat Haziri

“Është shumë normale që Qeveria e re ti shqyrtoj vendimet që i ka marrë qeveria e kaluar, sidomos ato për të cilat ekzistojnë dyshime si vendime antiligjore dhe kanë pasur impact në buxhetin e shtetit në formën kurruptive. Por këto vendime nuk duhet vetëm të anulohen, por edhe të ndiqen penalisht, pra të dërgohen për hetim në prokurorinë e shteti.”, thotë analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Haziri thotë se skandalet me këtë kompani nuk janë të thjeshta, ato kapin shifra milionëshe, prandaj vetëm anulimi I vendimit nuk është zgjidhja.E sipas tij, një fakt që mundë të këtë nja mal shkeljesh të tilla të rregullave dhe abuzimit me ligjin, është dhe e dëshmon më së miri vendimi 50 milionësh i anuluar nga Qeveria, me kërkesë të Ministrit të Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, për investime shtesë në Autostradën Arbër Xhaferi.

“E një nga këto vendime që e anuloi qeveria Kurti, është vendimi ish-qeverisë PAN , e planifikuar që t’i jepet kontratë 50-milionëshe konsorciumi Bechtel Enka për dy lidhje të reja në autostradën Arbër Xhaferi, po ashtu edhe vendimi tjetër që kësaj kompania t’ia zgjasë afat dhe t’i shtojë punë në mënyrë arbitrare pa tender, pa konkurrencë, pa ofertë - thjeshtë me një vendim Konsorciumi ndërsa, i kishte kërkuar Kosovës plot 49.6 milionë euro shtesë për tri punë shtesë, përbëjnë dy skandale kurruptive për të cilat prokuroria e shtetit duhet ti filloj hetimet. Çdo veprim i cili nuk hetohet dhe nuk dënohet, vetëm anulimi i tij, nuk është forma adekuate për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar’, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)