Eksperti i sigurisë e zbulon planin: Ja çka fshihet prapa tentativës së Hashim Thaçit për zhbërjen e Gjykatës Speciale

  • 09 March 2020 - 07:44
Eksperti i sigurisë e zbulon planin: Ja çka fshihet prapa tentativës së Hashim Thaçit për zhbërjen e Gjykatës Speciale

“Këtë tentativë të zhbërjes së Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi është duke e shfrytëzuar për veten e tij, në mënyrë që të bëhet Pazar me Serbinë për ti dhënë amnisti, nga përndjekja dhe si kundërshpërblim Serbisë, në marrëveshjen “historike” ti dhurohen pjesë të territoret të Kosovës. Prandaj edhe në bazë të asaj letre që mundë të lexohet, mund të konstatojmë edhe për një dështim të Hashim Thaçit i cili me gabimet e tija jo të rralla, se e ka humbur rrugën dhe është në ethe të gjalla nga Gjykata Speciale, e cila edhe mundë të ja lë në gjysmë mandatin e presidentit, besa edhe shumë privilegje të tija të tjera që i kishte deri më tani, e që është duke i përjetuar qysh mbas luftës e këndej, nëse nuk arrin ta bëjë pazarin e madh me Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin. Ky po tenton që për ti shpëtuar Gjykatës Speciale, të tregoj lojalitet të paskajshëm ndaj Serbisë, qoftë duke i dhënë pjesë të territorit të Kosovës, vetëm për ti shpeshuar kësaj gjykate”, thotë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Tentativa e fundit e Hashim Thaçit, për ta zhbërë në njëfarë forme apo defunksionalizuar Gjykatën Speciale, por që është kundërshtuar ashpër nga SHBA-të, po vazhdon të trajtohet me llupë nga njohësit e fushës së sigurisë, të cilët e vlerësojnë këtë si një përpjekje për ta përmirësuar, gabimin të cilin e kishte bërë në gushtin e vitit 2015, kur me presion të madh i kishte detyruar deputetët e shumicës së partive politike, që ta ngritin dorën dhe ta votojnë këtë gjykatë, madje pa i dhënë të drejtë Kuvendit që në ligjin përkatës të bëjnë qoftë edhe një ndryshim minimal, në mënyrë që për veprat penale të luftës, për shkeljen e ligjeve të luftës, të ndiqen jo vetëm shqiptarët por në rend të parë serbët, ata që bota i njeh për krimet që i kanë kryer, jo vetëm në Kosovë por edhe në pjesët tjera të ish Jugosllavisë në procesin e shpërbërjes së të dhunshme, përmes luftës.

Pas zbulimit të një letre që sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë e që e kundërshton përsëri një tentativë te tillë, madje duke i tërhequr vërejtën për pasojat që mundë ti ketë Kosova, për Kosova Sot ka folur eksperti i fushës së sigurisë Hajrullah Tërnava i cili thotë se me shumë të drejtë e ka kundërshtuar sekretari amerikan i shtetit kërkesën e Thaçit për ndryshimin e mandatit të kësaj Gjykate, sepse dihet mirëfilli se ajo është miratuar nga shumica e deputetëve në Kuvend, nën presonin e Thaçit, aso kohe kryeministër, dhe tani nuk ka rrugëdalje tjetër përveç respektimit të plotë të ligjit dhe punës së Gjykatës.

Image
Hajrullah Ternava

“Prandaj me të drejtë e thotë Mike Pompeo se shfuqizimi ose minimi i punës, strukturës ose lokacionit të Dhomave të Specializuara ose Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në çfarëdo mënyre do ta dëmtonte seriozisht kredibilitetin e Kosovës në botë, dhe të gjitha pretendimet do të mbeteshin njollë e përhershme mbi Kosovën, do të vihej në dyshim përkushtimi i Kosovës në sundimin e ligjit, do të mohohet drejtësia për viktimat dhe do ta mjegullon të ardhmen e Kosovës si anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe komunitetit ndërkombëtar. Me të drejtë e ka thënë Pompoeo se operimi i Dhomave të Specializuara, sipas formatit aktual është mënyra më e mirë që Kosova ta përmbyll këtë kapitull të historisë së saj dhe për t’ia mundësuar Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë argumentet e mohuesve të shtetit të Kosovës”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Eksperti Tërnava thotë se përgjegjësia kryesore, pse është bërë kjo Gjykatë e pa drejtë vetëm për shqiptarët bije mbi Hashim Thaçin, sado që ai tani mundohet të shfajësohet.

“Të freskëta i kemi angazhimet e Thaçit të atyre kohërave të para pesë viteve në parlamentin e Kosovës, duke iu bërë presion deputetëve që të formohet Gjykata Speciale me seli në Hagë, edhe që mirë e dinte se edhe vetë do të jetë i përfshirë në këtë gjyq, sepse një gjë të tillë e kishte inicue Dik Marti në Parlamentin Evropian. Por tani po dalin faktet se në krejt këtë lojë, për tu formuar kjo Gjykatë paskan ndikuar ndërkombëtarët, e sidomos Laiqek i Sllovakisë, i cili shtet as që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe tani ky person pritet ti udhëheqë ndërmjetësimin e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës. Mbase vetëm tash e kuptoj krejt ketë mashtrim HashimThaçi”, thotë Hajrullah Tërnava.

E tani kur po ofrohet koha e veprimeve konkrete, shpalljes së akuzave dhe arrestimeve, sipas Tërnavës, Hashim Thaçi është në frikë të madhe, prandaj e do më çdo kusht e donë ndryshimin dhe defunksionalizimin e kësaj gjykate, që sado pak të ndikohet në të dhe të mos jetë objekt trajtimi. “Sa po ofrohen ditët e funksionalizimit të këtij gjyqi, e kur dihet se një numër i madh i dëshmitarëve, mbi 250 nga ata është marr në pyetje, dhe ditëve apo muajve në vijim supozohet se do të fillojnë arrestimet e para të të dyshuarve për në Gjykatën Speciale të Hages, të tyre ditëve u zbuluan edhe tentativat e reja të Hashit Thaçit për ta ulur dhe de funksionalizuar punën e Gjykatës Speciale nëpërmes zvogëlimit të fuçisë së saje dhe minimizimit. Në këtë funksion është zbuluar së fundi edhe një letër që sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë, e që e kundërshton përsëri një tentativë të tillë, madje duke i tërhequr vërejtjen për pasojat që mundë ti ketë Kosova”, thotë Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Tërnava thotë se Hashim Thaçi tani gjendet në një situatë tepër të vështirë, nën presionin Amerika që të mos cenohet Specialja dhe në përpjekje që ta arrij marrëveshje kompromisi me Serbinë për ti dhënë territor shtetit serb për të shpëtuar nga ftesa në speciale, duke u amnistuar nga Serbia.

“Këtë tentativë të zhbërjes së Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi është duke e shfrytëzuar për veten e tij, në mënyrë që të bëhet Pazar me Serbinë për ti dhënë amnisti, nga përndjekja dhe si kundërshpërblim Serbisë, në marrëveshjen “historike” ti dhurohen pjesë të territoret të Kosovës. Prandaj edhe në bazë të asaj letre që mundë të lexohet, mund të konstatojmë edhe për një dështim të Hashim Thaçit i cili me gabimet e tija jo të rralla, se e ka humbur rrugën dhe është në ethe të gjalla nga Gjykata Speciale, e cila edhe mundë të ja lë në gjysmë mandatin e presidentit, besa edhe shumë privilegje të tija të tjera që i kishte deri më tani, e që është duke i përjetuar qysh mbas luftës e këndej, nëse nuk arrin ta bëjë pazarin e madh me Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin. Ky po tenton që për ti shpëtuar Gjykatës Speciale, të tregoj lojalitet të paskajshëm ndaj Serbisë, qoftë duke i dhënë pjesë të territorit të Kosovës, vetëm për ti shpeshuar kësaj gjykate”, thotë Hajrullah Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)