Dështimi në diplomaci: Ja nga kush kërkohet llogari për 15 ç’njohjet e shtetit të Kosovës gjatë qeverisjes së PAN-it

  • 09 March 2020 - 07:52
Dështimi në diplomaci: Ja nga kush kërkohet llogari për 15 ç’njohjet e shtetit të Kosovës gjatë qeverisjes së PAN-it

“Për ç’njohje e Sierra Leones kjo qeveri nuk ka asnjë faj. Ç’njohje janë si rezultat i negociatave me Serbinë që na kanë dëmtuar shumë. Ardhja e "njohjes" nga Xhamajka është po ashtu një lojë e ish qeverisë, gjë që u demantua nga ky shtet. Gjatë kohës së qeverisjes së PAN-it kemi pasur mbi 15 ç’njohje, por askush nuk dha llogari. Kadri Veseli madje as nuk kërkoi llogari. Kurse tash në opozitë po kërkon llogari nga LVV që nuk ka asnjë pikë faji për këto ç’njohje", thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Faik Krasniqi, ka reaguar ndaj ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i cili ka filluar të ja hedh Qeverisë së re edhe përgjegjësinë për dështim në politikën e jashtme, duke u fokusuar në rastin e tërheqjeve të fundit të njohjeve nga shtete tek të cilat po lobon Serbia. Analisti Krasniqi konsideron se është një qasje e gabuar e të bërit opozita nga kreu i PDK-së kundër Qeverisë së re, duke i përdorë dështimet të cilat e kanë zanafillën e tyre në mandatin e kaluar qeverisës PAN-it, por që shpërthimi i pasojave po shfaqet tani, në këtë fillim mandati të qeverisjes së re. Krasniqi, duke folur për “Kosova Sot Online”, këtë kundërvënie ndaj Veselit e ka bazuar në një postimi që Veseli e ka bërë publik në llogarinë e tij në Facebok, duke e akuzuar Qeverinë Kurti se për një muaj qeverisje, ka fituar dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës, dhe kjo paraqet rrezik të madh për shtetin e Kosovës.

Image
Faik Krasniqi

“Për ç’njohje e Sierra Leones kjo qeveri nuk ka asnjë faj. Ç’njohje janë si rezultat i negociatave me Serbinë që na kanë dëmtuar shumë. Ardhja e "njohjes" nga Xhamajka është po ashtu një lojë e ish qeverisë, gjë që u demantua nga ky shtet. Gjatë kohës së qeverisjes së PAN-it kemi pasur mbi 15 ç’njohje, por askush nuk dha llogari. Kadri Veseli madje as nuk kërkoi llogari. Kurse tash në opozitë po kërkon llogari nga LVV që nuk ka asnjë pikë faji për këto ç’njohje”, thotë analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, duke mos pasur asnjë argument për të zbardhur abuzimet me qeverisjen e filluar nga koalicioni i ri LVV-LDK, qeveritarët e deridjeshëm, tani në opozitë, nuk po zgjedhin mjete dhe metoda për të provuar që ta nënçmojnë fillimi e suksesshëm të punës së këtij koalicioni, sidomos në fushën e identifikimit të abuzimeve me pozitat zyrtare dhe me ligjin. “Është e kuptueshme. Në opozitë janë dhe të gjitha pisllëqet që i kanë bërë për dy dekada duhet ta fajësojnë vikend. Ata duhet të japin llogari për dëmet ekonomike dhe politike që i kanë shkaktuar Kosovës dhe qytetaret të saj, dhe jo të kërkojnë llogari nga ata që deri dje ishin jashtë pa pushtet dhe krejtësisht jashtë ndikimit e vendimmarrjes “, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)