Konfirmohen dy rastet e para me Coronavirus në Shqipëri

  • 09 March 2020 - 08:05
Konfirmohen dy rastet e para me Coronavirus në Shqipëri

Me anë të një njoftimi Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka konfirmuar dy rastet e para të Coronavirusit.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

“Ministria e Shëndetësisë: Konfirmohen dy raste të importuara me COVID-19 në Shqipëri.

Gjendja e dy të prekurve babë e bir që kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Strukturat tona të urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.

MSHMS përsërit thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127, ku mjekët tanë do t’i përgjigjen çdo rasti.

MSHMS u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të zbatojnë rigorozisht rregullat e higjenës, sipas njoftimeve që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe.

Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që t’u referohen vetëm burimeve zyrtare për marrjen e informacionit. MSHMS do të vazhdojë të ofrojë informacione të përditshme mbi situatën dhe masat e marra“.

Në Kosovë ende nuk ka asnjë rast me Coronavirus, këtë e ka konfirmuar së fundmi herë të dielën mbrëma Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai përmes një postimi në Facebook, njoftoi se në 57 mostra të testuara për Covid-19 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

(Kosova Sot Online)