Koronavirusi, Rama: Shkollat mbyllen për dy javë! Pezullohen fluturimet në “zonat e kuqe”

  • 09 March 2020 - 10:16
Koronavirusi, Rama: Shkollat mbyllen për dy javë! Pezullohen fluturimet në “zonat e kuqe”

Me konfirmimin e dy rasteve të koronavirusit në Shqipëri, kryeministri ka deklaruar se qeveria do të marrë që nga kjo e hënë masat respektive për të ndaluar përhapjen e virusit.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri deklaroi se shkollat do të mbyllen për një periudhë dy javore, ndërsa fluturimet direkt drejt ‘zonave të kuqe’ do të pezullohen deri më 3 prill. Më tutje Rama lajmëroi gjithashtu dhe se grumbullimet e mëdha të njerëzve, ndeshjet sportive apo edhe konferencat, do të pezullohen po ashtu deri më 3 prill.

Rama: OBSH kundërshton mbylljen e kufijëve. Duhet apo duheshin mbyllur kufinjtë? Ajo është masë drastike e përdorur thuajse fare apo pjesërisht në raste specifike të cilat sot Shqipëria nuk i ka. Planet e veprimit i kemi në tryezë. Me konfirminin e rastit të parë, futemi në skenarin e parë. Ekspertët e shëndetit publikë kanë punuar në mënyrë të pandërprerë dhe vazhdojnë punojnë për planin e masave që ndiqet në tre drejtime: kufizimin, vonimin apo shtyrjen në kohë të përhapjes dhe lehtësimi i pasojavë që mund të sjellë infektimi. Për të gjitha masat po konsultohemi me OBSH-në. Në këtë situatë, si në çdo situatë tjetër, kur shteti përballet me një gjendje të zakonoshme, duhet vetëpërmbajtje. Ne jemi vendosur në dispozicion të situatës, kemi vendosur edhe një fond prej 400 mln lekësh për të plotësuar edhe disa nevoja për mbështetjen e sistemit. Kemi gjetur edhe mirëkuptimin maksimal të profesionistëe.  

Masat e sotme, që ka ardhur momenti për t’i vënë në lëvizje, janë pezullimi i fluturimeve apo lundrimeve direkt në zonat e kuqe në Italisë, deri më datë 3 prill. Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje .

(Kosova Sot Online)