8 Marsi në Obiliq: Burri rrah gruan, i shkakton lëndime të rënda trupore

  • 09 March 2020 - 10:39
8 Marsi në Obiliq: Burri rrah gruan, i shkakton lëndime të rënda trupore

Dje ishte dita ndërkombëtare e Gruas.

Ndonëse u kërkua që gruaja të ketë të drejta e të mos dhunohet, dje në fshatin Dardhishte, të Obliliqit, një person ka rrahur gruan e tij.

Siç njofton policia, personi në fjalë është arrestuar, ndërsa gruaja është mjekuar për plagët e marra.

“Fshati Dardhishtë-Obiliq 08.03.2020, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)