Abdixhiku pret në takim ambasadorin Kosnett

  • 09 March 2020 - 11:43
Abdixhiku pret në takim ambasadorin Kosnett

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, sot ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

Gjatë këtij takimi, Abdixhiku e ka informuar ambasadorin se çfarë është paraparë në planin qeverisës për infrastrukturën dhe mjedisin, përfshirë këtu edhe projektet të cilat do të trajtohen me prioritet.

“Më tutje, ministri theksoi vendosmërinë e tij për ta bërë MIA-n, si një nga ministritë më të mëdha në qeverinë e Republikës së Kosovës, një dikaster transparent për të gjithë”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Kosnett, tha se mirëpret luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të ndihmuar institucionet e vendit, në realizimin e punëve të mira për Kosovën.

(Kosova Sot Online)