Radha e Veselit, Thaçi i vazhdon takimet me krerët e partive

  • 09 March 2020 - 11:55
Radha e Veselit, Thaçi i vazhdon takimet me krerët e partive

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur në presidencë, ku për pak pritet që të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.

Veseli është lideri i dytë që po takohet me Thaçin, derisa, së bashku me të është edhe Hajredin Kuqi.

Para Veselit, Thaçi është takuar edhe me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

Ai nuk ka folur para mediave se çka kanë diskutuar në takimin me Thaçin.

(Kosova Sot Online)