Bogujevci: Edhe Kuvendi u bë një farë armiku i viktimave të dhunës seksuale

  • 09 March 2020 - 12:07
Bogujevci: Edhe Kuvendi u bë një farë armiku i viktimave të dhunës seksuale

Deputetja Saranda Bogujevci ka folur në emër të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, të organizuar për ditën e gruas.

“Njohja e vuajtjeve të vajzave, burrave dhe grave ka qenë një betejë e gjatë, u bëmë edhe ne si institucion një far armiku i tyre, për arsye se s’u bëmë zëri i tyre për këto vite. Falë shoqërisë civile, shoqatave të grave dhe iniciativës së Vetëvendosjes kjo temë u hap”, tha deputetja e LVV-së.

Ajo ka shtuar se dalja publike e Vasfije Krasniqit ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për Kosovën.

“Dalja publike e Vasfijes ka qenë një moment shumë i rëndësishëm për vendin tonë, jo vetëm se po adresohej kjo çështje publikisht po se doli në pah mos puna dhe përkrahja për nevojat e tyre elementare”, shtoi ajo.

Deputetja Bogujevci ka kërkuar që data 14 prill, të jetë datë kur do të kujtohen të dhunuarit gjatë luftës.

“Kam një kërkesë, që ka ardhë në Kuvend nga qendra për rehatibilitimin e të dhunuarave të luftës, që data 14 prill, që është dita kur është dhunuar Vasfije Krasniqi, të jetë datë që i kujtojmë të dhunuarat e luftës, propozimi ynë është që kjo të shqyrotohet në kryesi të Kuvendit që pastaj të vjen për diskutim”, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)