Thaçi jep detaje nga takimi me Haradinaj

  • 09 March 2020 - 13:54
Thaçi jep detaje nga takimi me Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një shkrimi të bërë në Twitter, Thaçi tha se ka pasur një takim konstruktiv me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Presidenti ka shkruar se Haradinaj mbështet përpjekjet e Kosovës për një qëndrim të unifikuar lidhur me çështjet me interes kombëtar.

“Diskutim konstruktiv me ish-kryeministrin dhe udhëheqësin e AAK-së z. Ramush Haradinaj. Ai gjithashtu mbështet përpjekjet e Kosovës për një qëndrim të unifikuar për çështje me interes kombëtar. Vlerësoj kontributin e tij dhe mirëpres angazhimin e tij”, ka shkruar Thaçi.

Deri më tani, presidenti është takuar me liderin e LDK-së, PDK-së dhe AAK-së.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërkaq e ka refuzuar ftesën.

(Kosova Sot Online)