Limaj pas takimit me Thaçin: Tallja mund t’i kushtojë Kosovës

  • 09 March 2020 - 14:37
Limaj pas takimit me Thaçin: Tallja mund t’i kushtojë Kosovës

Kreu i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka folur para mediave pas takimit që pati me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Limaj tha se dialogu Kosovë – Serbi ka ndryshuar qysh prej letrës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Besoj që për secilin është e qartë që nga momenti i letrës së presidentit Trump, gjërat kanë ndryshuar edhe në procesin e dialogut. Fatkeqësisht unë mendoj, një pjesë e madhe e njerëzve nuk e kanë kuptuar drejtë, momentin e letrës për të kuptuar ndryshimin e momentit rreth dialogut.  Një lajm i jashtëzakonshëm pasi që kemi një involvim të Shteteve të Bashkuara në dialogun e mundshëm, gjithë skena politike në vazhdimësi kemi kërkuar involvimin e SHBA-së, ju kujtohet juve që një nga temat qendrore pse Brukseli jo SHBA-të. Është e tepër të thuhet se involvimi direkt i SHBA-së është shumë i rëndësishëm krijon siguri. Askush nuk duhet as të frikësohet as të hezitojë aty ku drejtojnë Shtetet e Bashkuara”, tha Limaj, duke shtuar se ky ishte qëndrimi që ja ka thënë edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit.

“Presidenti na ka informuar, nuk ka pasur ndonjë temë specifike nga ajo që flitet në opinon. Koha është që të kuptojmë në çfarë faze është Kosova dhe procesi i dialogut. Tallja mund t’i kushtojë Kosovës, sjellja e papërgjegjshme në dy vitet e fundit, e ka zbeh pozitën e Kosovës”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)