Lista Serbe i shkon Thaçit në takim

  • 09 March 2020 - 14:54
Lista Serbe i shkon Thaçit në takim

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur në takim Listën Serbe për të informuar rreth çështjeve të interesit nacional.

Pas Listës Serbe, Thaçi pritet të takohet me Grupin Parlamentar 6+, ndërsa ish-zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli njëherit edhe kryetar i AKR-së është njoftuar nga presidenti përmes telefonit, derisa nuk ka arritur të jetë prezent.

Krejt në fund, presidenti Hashim Thaçi do të mbajë konferencë për medie në orën 16:00, ku pritet të njoftoj rreth takimeve të sotme me liderët institucional të vendit.

(Kosova Sot Online)