Alarmon profesori i njohur: Trojet shqiptare po zbrazen, kombi në rrezik të shuarjes

  • 09 March 2020 - 14:57
Alarmon profesori i njohur: Trojet shqiptare po zbrazen, kombi në rrezik të shuarjes

“Sidomos nga Kosova kemi ikje marramendëse. Nëse është e vërtetë se mbi 35 mijë veta të moshës nga 18-50 vjet iu ka dhënë viza nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, na del shifra alarmante. Natyrisht se ka pasur largim me viza edhe nëpër ambasadat tjera të shteteve të BE-së. Mendoj se nuk qëndron fakti se deri në vitin 2018 kemi vetëm 2 % të shpërngulur nga Kosova. Për më tepër, përqindja nga viti 2015 e deri me 2019, mars, shkon deri në 30%. Lidhur me këtë flasin fshatrat e boshatisura dhe shtëpitë pa banor. Këto janë kudo në Kosovë”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi i vlerëson tepër alarmante raportet zyrtare të statistikave të cilat sinjalizojnë për fenomenin në rritje të trendit të zbrazjes së shtetit të Kosovës nga popullata. Të dhënat zyrtarë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, flasin jo vetëm për trendin në rritje të migrimit, zbrazjes së shtetit, por edhe për rënien e madhe të numrit të lindjeve, fenomene që seriozisht rrezikojnë të sjellin një zvogëlim të popullatës dhe mplakje. Në vitin 2012, numri i popullsisë rezidente në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka qenë 1,820,631 banorë, ndërsa në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë ishte 1,795,666. Prandaj profesor Kelmendi thotë se kjo gjendje duhet të merret me shqetësim nga institucionet e shtetit të cilat duhet të harton një program të veçantë social i cili do ta ndalon këtë trend negativ, edhe atë të migrimit por edhe të zvogëlimit të numrit të lindjeve të reja. Sipas një raporti mbi migrimin të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, thuhet se për periudhën 2016-2018, Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit, kryesisht qytetar të moshës së re , 25-44 vjeç.

Kelmendi thotë se përgjatë gjithë historisë, qenia e kombit shqiptar është rrezikuar dhe ka pësuar shumë trauma nga imponimi i fenomenit të shpërnguljes, për shkak të rrethanave të ndryshme nëpër histori, prandaj është e dhimbshme, e pa pranueshme që kjo histori të përsëritet edhe tani, me theks të veçantë në trojet shqiptare jashtë Kosovës dhe jashtë Shqipërisë:Maqedoninë Veriore, Malin e Zi dhe serbi- Lugina e Preshevës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Shpërngulja e shqiptareve nga Kosova, por jo vetëm nga këtu, po edhe nga Shqipëria dhe viset shqiptare nën sundimin serb, maqedon e malazez, ka marr dimensione të rënda dhe po e rrezikon qenien shqiptare në këto treva. Nga viti 2015 e deri në këtë vit, 2019, mendohet sipas statistikave që nuk janë të sakta, se kanë ikur jashtë vendit nga 20-30 % e popullsisë aktive për punë. Pra nuk kanë mbetur madje as familjet e të ikurve që iu kanë bashkangjitur atyre më vonë’, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. Mirëpo e dhimbshme është kjo gjendje kur hetohet se po ndodhë në shtetin më të ri shqiptar, në Kosovë, sipas Kelmendit. “Sidomos nga Kosova kemi ikje marramendëse. Nëse është e vërtetë se mbi 35 mijë veta të moshës nga 18-50 vjet iu ka dhënë viza nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, na del shifra alarmante. Natyrisht se ka pasur largim me viza edhe nëpër ambasadat tjera të shteteve të BE-së. Mendoj se nuk qëndron fakti se deri në vitin 2018 kemi vetëm 2 % të shpërngulur nga Kosova. Për më tepër, përqindja nga viti 2015 e deri me 2019, mars, shkon deri në 30%. Lidhur me këtë flasin fshatrat e boshatisura dhe shtëpitë pa banor. Këto janë kudo në Kosovë”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. E këso gjendjeje sipas tij kemi edhe në Shqipëri ku thuhet se rreth 40 mijë shqiptare janë ikur në 7 vitet e fundit. Kelmendi thotë se gjendja tepër alarmante është në trojet tjera shqiptare atje ku shqiptarët janë pakica dhe nuk kanë qasje të mjaftueshme në institucionet e shtetit për mbrojtjen ë të drejtave të tyre, si në Serbi, Maqedoninë Veriore dhe në Malin e Zi, sidomos e drejta për punësim. “E kemi Luginën e Preshevës ku de fakto ka mbetur toka pa banues dhe gradualisht pi serbizohet me kolonët serb. Këso gjendje kemi edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Kudo mendohet se papunësia është shkaku kryesor i migrimeve. Dhe, në gjendjen e tillë, kuptohet se ikja mbetet arma më e rëndë. Kështu u serbizua Medvegja. Po shkombëtarizohen territoret shqiptare nën Maqedoni. Kumanova dhe Ohri gjinden shumë rëndë. Po kështu dhe Prespa e Shkupi. Ndërsa, në Mal të zi, enklavat e vetme shqiptare po zbrazen. Në rrezik është edhe vetë Ulqini. Në këtë gjendje hiq më mirë nuk është as Kosova. Papunësia është e madhe. Shfrytëzimi i punëtorëve në sektorin privat është skllavëri. Ata punojnë me nga 10 orë në ditë dhe 6 ditë të javës dhe paguhen me nga 170-250 Euro. E pronarët janë bërë milioner të çartur për para dhe pasuri”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)