Zeka: Isa Mustafa e ka lëshuar takimin e fundit me Albin Kurtin

  • 10 March 2020 - 07:59
Zeka: Isa Mustafa e ka lëshuar takimin e fundit me Albin Kurtin

Ish- deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka theksuar se LDK e VV kanë përplasje brenda koalicionit qeverisës.

Ai duke u thirrur në burime të tij ka theksuar se Isa Mustafa e ka lëshuar takimin e fundit me Albin Kurtin.

“Të gjithë e dijmë, i kemi burimet tona. Isa Mustafa e ka lëshuar takimin e fundit me Albin Kurtin”, ka theksuar Milaim Zeka.

Ai ndër të tjera në një intervistë televizive ka theksuar se LDK është fajtore për punën e taksës dhe për raportet me SHBA-të.

Sipas tij, LDK duhet t’i jap ultimatum Albin Kurtit që brenda 24 orëve të hiqet taksa, ose do të dalim nga koalicioni.

Ai madje ka theksuar se LDK po bën veprime të turpshme, derisa deklaron se po na sanksionon Amerika, ndërkohë që po e lejon qeverinë ta mbajë taksën.

Kurti sipas Zekës do të ndryshoj, dhe kësisoj do ta heq edhe taksën.

(Kosova Sot Online)